Grabitja në Rinas, Klement dhe Eldi Çalës i sekuestrohet pasuria 500 mijë...

Grabitja në Rinas, Klement dhe Eldi Çalës i sekuestrohet pasuria 500 mijë euroshe

64
0
Shares

Policia e Elbasanit i ka vendosur sekuestro preventive pasurive të 31-vjeçari, Klement Çala, i shpallur ne kërkim per grabitjen ne Rinas (9 prill 2019). Vlera e psurive shkon deri në 500 mijë euro.

Operacioni i koduar “KUSARTH” u finalizua gjatë paradites së sotme nga policia e Elbasanit, nën drejtimin e Prokurorisë së këtij qyteti, në kuadër të hetimit për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Pasuritë e sekuestruara – Policia se Elbasanit njofton se pasuritë e sekuestruara janë 4 dhe vijojnë si më poshtë:

-1 apartament me sipërfaqe 50 m2, në qytetin Elbasan;
-pasuri e llojit arë + truall me sipërfaqe 500 m2 dhe një ndërtesë e llojit njësi me sipërfaqe 167,9 m2 e ndërtuar mbi këtë pasuri, në vendin e quajtur Kusarth, Elbasan;

-pasuri e llojit arë me sipërfaqe 809,5 m2, mbi të cilën është regjistruar kontrata e sipërmarrjes për ndërtimin e 3 vilave nga 1 kat + nënçati me sipërfaqe 166 m2 secila, me vlerë investimi 15.662.000 secila, në vendin e quajtur Kusarth, Elbasan;
Policia njofton se pasuri e sekuestruar është edhe një 50% i aksioneve të “të një shoqërie në zotërim të shtetasit E.Ç, në vendin e quajtur Bradashesh, Elbasan”.

E.Ç është vëllai i Klement Çalës, Eldi Çala të dy persona në arrati, akuzuar për grabitjen në Rinas.
Kush është Klement Çala dhe Eldi Çala?
Klement dhe Eldi Çala janë dy vëllezërit e shpallur në kërkim për grabitjen e 10 milion eurove në Rinas, sëbashku me Talo Çelën, i dyshuar si bashkëpunëtor në krim.

Ndaj tyre Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar në mungesë masën “arrest me burg” për akuzat “Vrasja e punonjësit të Policisë”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë kryer në bashkëpunim”, “Grup i strukturuar kriminal”.
Për arrestimin e tyre Policia e shtetit ka ofruar një shpërblim prej 10 mijë eurosh për këdo që jep informacion me qëllim kapjen e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY