DOKUMENTI/ Agron Shehaj zbulon fitimet marramendese te koncesionit te Rruges se Kombit...

DOKUMENTI/ Agron Shehaj zbulon fitimet marramendese te koncesionit te Rruges se Kombit per 3 muaj e gjysem

374
0
Shares

Shqipëria nuk është e varfër, por vidhet çdo ditë nga Rama dhe klientët e tij. Ky është bilanci i kompanisë që ka me koncesion mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit. Vetëm për vitin 2018, kompania ka fituar rreth 10 milionë euro. Para që u janë marrë qytetarëve nga taksa e kalimit, por edhe nga Buxheti i Shtetit.

Trau në Rrugën e Kombit është vendosur në Shtator të 2018 dhe ortakët e Kompanisë do fusin në xhep 10 milionë euro vetëm në 3 muaj e gjysëm punë, me një marzh fitimi prej afro 40%.

Ky është vetëm viti i parë i një koncesioni që do të zgjasë 35 vjet. Dhe pēr 35 vjet qytetarët do paguajnë nga xhepi për fitimet e majme të koncesionarit.

Ky është mashtrimi i Edi Ramës. Ai tha që koncesioni duhej për të mirëmbajtur Rrugën e Kombit por në të vërtet duhet për të pasuruar atë dhe miqtë e tij.

Kjo është një provë e qartë pse Rama ka përdorur masivisht PPP-të, pavarësisht kritikave të Bankës Botërore, FMN-në dhe Departamentit Amerikan të Shtetit: të vjedhë shqiptarët për të pasuruar veten dhe për të konsoliduar pushtetin personal.Partia Demokratike do të ndjekë paratë për çdo koncension të padrejtë dhe do vendosi para drejtësisë të gjithë pushtetarët grabitqarë dhe ortakët e tyre.

Shqipëria nuk është e varfër, por vidhet çdo ditë nga Rama dhe klientët e tij. Ky është bilanci i kompanisë që ka me…

Publiée par Agron Shehaj sur Mardi 23 juillet 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY