Berisha, nje tjeter pergjigje per Presidentin serb Aleksander Vucic

Berisha, nje tjeter pergjigje per Presidentin serb Aleksander Vucic

61
0
Shares

Ish Kryeministri Berisha ka vijuar pergjigjen tjeter per Presidentin serb Vucic nderkohe qe ka premtur se do te vijoje edhe ne ditet me pas,

Pergjigje II

Pergjigje Presidentit te Serbise, Serbomadhise Aleksander Vuçiç!

||

(Vijim pjesa e dyte) Miq, ne konferencen e tij te shtypit te dt 20 korrik 2019 presidenti i Serbise dhe Serbomadhise, Aleksander Vuçiç nder te tjera me akuzoi direkt edhe se une sipas tij po punoj per Shqiperine e Madhe.

Ne krye te heres dua te theksoj se kjo akuze, ndonese se eshte trillim i mirefillte nuk me çuditi fare, pasi e kam degjuar ate qindra here nga udheheqja e Beogradit dhe mediat e Serbise. Ajo gjithnje ka patur dhe ka vetem nje qellim: te maskoje sadopak serbomadhine e tyre.

Po une shfrytezoj kete rast te theksoj dhe ti rikujtoj atij se ne historine mijravjeçare te shqiptareve dhe Ballkanit nocioni shteteror, politik, gjeografik, historik ‘Shqiperi e Madhe’ kurre nuk ka ekzistuar.

Ne te gjitha arkivat e luftrave dhe konflikteve rajonale apo bilaterale nuk gjendet dhe nuk mund te gjendet qofte dhe nje dokument i vetem qe te provoje se eshte zhvilluar ndonjehere ndonje lufte apo konflikt ne emer te Shqiperise se Madhe, kundra apo pro saj dhe kjo vetem e vetem se te tille nuk ka patur kurre. Sikunder po ne kete kontekst shtoj se nuk mund te gjendet kurre nje varr ushtari shqiptar, qe te kete rene per pushtimin e trojeve te huaja, ne emer te Shqiperise se Madhe.

E kunderta eshte e vertete, jane me qindra dhe mijra varre shqiptaresh qe kane rene per t’u bere te pavdekshem per lirine e kombeve dhe vendeve te tjera sllave dhe jo sllave perreth nesh.

Pervec ketyre theksoj se ne dokumentat e te gjitha konferencave dhe forumeve nderkombetare, ato te Kongresit te Berlinit, konferencave te Londres, Versajes, Parisit, Rambujese, Lidhjes se Kombeve, OKB, OSBE, te cilat jane marre me ceshtjet e shqiptareve, ne asnjerin prej tyre pra, nuk ekziston ne asnje rast te vetem referimi si ‘Shqiperi e Madhe’.

Po keshtu qe nga lashtesia deri sot nuk gjendet dot, madje as ne arkivat Rusise se Madhe apo Rusise se Vogel, siç thirrej rendom Serbia krenarisht edhe nga vete serbet, nje harte e vetme ne te cilen ne territoret e banuara nga shqiptaret, vazhdimesi etnike dhe gjeografike kudo ku ata jane, te etiketoheshin si Magna Albania, Mega Albania, Velika Albania, Velikaja Albania apo Great Albana. Ne hartat e te gjitha kohrave pas fiseve ilire, principatave feodale dhe gjer sot ne te gjitha pa perjashtim shkruhet, vetem Albania dhe me vone Shqiperia.

Te gjitha keto qe une permenda nuk ekzistojne per faktin e vetem se Shqiperia e Madhe kurre nuk ka ekzistuar as si shtet dhe as si nocion gjeografik dhe se shqiptaret kurre nuk kane patur nje “nacertanie” qe perfshinte territore te banuar nga te tjere as dhe nje doktrine raciste kunder te tjereve.

Shqiperia e Madhe ekziston vetem si sindrome, e cila shfaqet si fiksim, kompleks albanofobik, paranojak, dhe si nje rrezik imagjinar jo vetem ne koshiencen por edhe ne nenvetedijen e armiqve te kombit shqiptar, te cilet kane grabitur e pushtuar trojet shqiptare, duke kryer token e djegur dhe ushtruar shfarrosje, pogrome e
spastrime etnike masive ndaj tij.

Me kete rast dua ti sjelle ne vemendje presidentit te Serbimadhise, Aleksander Vuçiç se vetem per krijimin e Serbise se Madhe gjate shekullit te kaluar nga viti 1913 gjer ne viti 1999 u bene gjashte luftra ballkanike, ne golgoten e te cilave jane shfarosur fizikisht ose perzene nga votrat e tyre mijravjeçare mbi 1.5 milione shqiptare.

Keta albanofobe, te semure nga sindroma e Shqiperise se Madhe, nuk bejne kurre nje nate te qete per shkakt te krimeve qe ata kane kryer ndaj shqiptareve dhe jo se per kete i bren ndergjegja apo ndjejne keqardhje, por te ngerthyer nga vuajtja se pse ata sipas programeve te tyre nuk arriten ti shfarrosen dot te gjithe shqiptaret. Pikrisht per kete arsye kasapi i Ballkanit Millosheviç do ti deklaronte gjeneralit Clark me krenari se “ne i vrame e i vrame dhe donim te vrisnim te gjithe shqiptaret por nuk na lejuat ju”.

Po ne kuadrin e sindromes se Shqiperise se madhe u krijuan vellime te tera te ideologjise raciste antishqiptare mbi menyrat dhe praktikat se si ti shfarosim shqiptaret dhe kur kjo nuk eshte e mundur, si ti damkosim dhe trajtojme ata si qytetare te dores se dyte apo te trete, sjellje dhe qendrime te cilat jane te gjalla edhe sot ne perrojet psiqike te mbartesve te sindromes hereditare, kongenitale te Shqiperise se Madhe.

Vetem dy muaj me pare zonja Bernabiç, pas deshtimit se bashku me argatet e Beogradit, trojken famzeze te shqipfoleseve albanofobe Zografi Bis, Miladini shqipfoles dhe Baton Stanishiqi ne Samitin e Berlinit per te miratuar projektin e Serbise se Madhe dhe ndryshuar kufijte sipas parimit racist te linjave te pasterta etnike, e zemeruar me kundershtimin e prere midis te tjereve dhe te ish kryeministrit te Kosoves Haradinaj, do shfrynte me urrejtje raciste te verber te lindur dhe te palejueshme ndaj shqiptareve se “ata jane njerez mali ndaj dhe me ata nuk merresh dot vesh.”

Me kete rast dua ti rikujtoj kryeministres raciste te Serbomadhise se eshte e vertet se shume nga ata qe sot jane zyrtare te niveleve edhe me te larta ne Kosove, ne ato zyra erdhen nga malet, por erdhen si luftetare lirie dhe midis atij qe rremben armen dhe merr malet per te luftuar per liri dhe atij qe si pushtues perdor topa e tanke per te krye genocid dhe krime kunder njerezimit, i pari ne male, pyje, kodra dhe kudo qe te jete qendron ne lartesite e idealeve me fisnike te njeriut te civilizuar, idealeve te lirise, kurse i dyti qendron ne shpellat psiqike te instinkteve shtazore te nenvetedijes te individit dhe te tille jane, jo me qindra por me mijra ne establishmentin e sotem te Beogradit.

Keta kriminele qe kane kryer krime monstruoze ne Kosove, Bosnje Hercegovine, Kroaci punojne te qete si vartes te presidentit dhe kryeministres te serbomadhise.. (Vijon)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY