VIDEO/U lirua nga burgu, Stresi tregon detajet: Kam qënë i burgosur politik,...

VIDEO/U lirua nga burgu, Stresi tregon detajet: Kam qënë i burgosur politik, e kam me shtetin…

175
0
Shares

Reperi Arkimed Lushaj i njohur si Stresi, ka folur për herë të parë pas daljes nga qelia. Ai tregoi se gjithçka ishte politike dhe se e kapën për shkak të babait të tij që nuk i ka marrëdhëniet mirë me qeverinë.

Është pjesë e jetës , po mirë, kam kaluar shumë mirë. Është njerëzore me arrit aty, pavarësisht se unë kam qenë burg politik”, ka thënë ndër të tjera Stresi teksa më vonë ka shpërthyer në të shara kundër kryeministrit Edi Rama.

Jam nën hetim se kështu është procesi në Shqipëri. Por e kanë parë që s’kam lidhje, 6 muaj hetime, kanë parë, kanë ndërhyrë njerëz për mua, se normale jam i pafajshëm. Nëse të mbyllin hetimet me atë nen, në Shqipëri s’gjen dot drejtësi.

‘E dinë krejt Kosova e krejt Shqipëria që ai q** në b….me Vuçiçin. Orat njësoj, atletet njësoj. Unë kam dalë hapur dhe i kam thënë padrejtësitë. Zoti është i madh, për mua ranë të gjitha akuzat. Unë shkova në Gjykatë me mospranim krimi, më liruan me kusht, se më panë që s’kisha lidhje. Më vunë në burg pa afat.

‘Unë e dija, që kur më erdhën në hotel, se unë filani s’shpëtoja pa bërë burg. Policia u soll mirë, edhe ata janë djem nënash. Unë jam kundra shtetit, s’ka lidhje me policat. Por kur polici sillet keq edhe ne sillemi keq. Se s’ka arsye të sillet keq, janë paragjykues më kanë paragjykuar.”, ka përfunduar ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY