Goditet grupi i shpërndarësve të drogës në Tiranë, dalin detaje: Kokainën e...

Goditet grupi i shpërndarësve të drogës në Tiranë, dalin detaje: Kokainën e fshihnin në banesë…

62
0
Shares

Policia ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogës në kryeqytet. Sipas njoftimit zyrtar, ne pranga kanë rënë tre persona.

Policia ben me dije se në rrugën “Budi”, Tiranë, në katin e parë të një pallati, ndodhet një ambient, ku në bazë të informacioneve dyshohej se persona të ndryshëm e frekuentonin këtë ambient duke tregtuar dhe pirë lëndë narkotike Kokainë.

NJOFTIMI I PLOTE 

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla në lokalet e natës

Finalizohet operacioni antidrogë “Frekuentuesit”.

Operacioni nga Antidroga në bashkëpunim me Komisariatin e Policise Nr 1.

Arrestohen në flagrancë tre persona.

Sekuestrohen doza me lëndë narkotike të dyshuar Kokainë dhe 3.7 kg pluhur i dyshuar përzierës për Kokainën.

Në bazë të planit të masave të hartuar nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikeve në DVP Tiranë, në kuadër të goditjes dhe dokumentimit ligjor të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shpërndarjes dhe përshtatjes për përdorim droge të lokaleve të natës, klubeve, tallavave në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë, u finalizua me sukses operacioni policor antidrogë i koduar “Frekuentuesit”, ku u kapën dhe u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, shtetasit:

– M. I., 35 vjeç, banues në Tiranë;

– G. XH., 43 vjeç, banues në Tiranë

– E. F., 22 vjeç banues në Tiranë.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë, është marrë informacion në rrugë operative se në rrugën “Budi”, Tiranë, në katin e parë të një pallati, ndodhet një ambient, ku në bazë të informacioneve dyshohej se persona të ndryshëm e frekuentonin këtë ambient duke tregtuar dhe pirë lëndë narkotike Kokainë.

Në këtë kuadër u organizua dhe finalizua operacioni, duke ushtruar kontroll në ambjentet e lokalit, ku si rezulat këtyre shtetasve iu gjetën disa doza me lëndë narkotike të dyshuar Kokainë, si dhe nga kontrolli i mëtejshëm i ambienteve u gjet dhe u sekuestrua dhe 3.7 kilogramë pluhur i dyshuar përzierës për Kokainën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe prova të tjera ligjore që do shërbejnë për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale të shpërndarjes së drogave të forta.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, të cilët janë arrestuar në flagrancë, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY