FOTO/Të ngujuar pas përplasjes me armë me bandën e Bajrave, Gjuzi në...

FOTO/Të ngujuar pas përplasjes me armë me bandën e Bajrave, Gjuzi në shoqërinë e familjes Lici

521
0
Shares

Deputeti më i ri i Kuvendit është parë në shoqerinë e njerëzve të dëgjuar në Shkodër, të cilët i konsideron miq.

Deputeti i opozitës së re, Kujtim Gjuzi, ka publikuar një foto në Facebook, duke treguar se këtë fundjave ndodhej në Shkodër në shoqëri të miqve të tij.

Në këtë foto të postuar në rrjet, ai shfaqet në krah të Mustafa Licit, ish-këshilltar Bashkiak në Shkodër, një emër i njohur për mediat e jo vetëm, ndërsa shkruan se ngjendet në shtëpinë mikpritëse të “Tat Licit”.

Kujtojmë këtu që  familja Lici, tashmë prej një viti është e ngujuar pas përplasjes me armë me bandën e Bajrave, ku u ekzekutua në mes të Shkodrës Fatbardh Lici.

Ndërkohë djali i Mustafait, Ibrahim Lici 26 vjeç, rezulton i shpallur në kërkim nga policia i akuzuar për vrasjen e dyfishtë të vëllezërve Bilali, të ndodhur në mars të këtij viti në Shkodër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY