DENONCIMI/”Zbulohen lidhjet e reja të Ballës me Begon, që nga depoja me...

DENONCIMI/”Zbulohen lidhjet e reja të Ballës me Begon, që nga depoja me armë e deri tek hoteli”

610
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha në një denoncim në rrjetet sociale ka zbuluar disa të reja në lidhje me depon e armëve në Elbasan që u gjetën dy javë më parë në magazinën e një karburanti.

Në një status në në rrjetin social Facebook, Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital që shkruan se Taulant Balla ka lidhje me depon e armëve, pasi personi që dyshohet se i posedonte, Ilir Bego është miku i Ballës.

Ai shkruan më tej se Ilir Bego njihet si Liçja dhe ka në pronësi edhe një hotel ku ka strehuar edhe shefin e komisariatit të Elbasanit Armando Prengën.

Në mesazh theksohet se bashkë me Prengën në këtë hotel flenë edhe truprojat e kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdinit.

Reagimi i Sali Berishës

Lidhje te reja te Taulant Bego/Yaris me krimin ne Elbasan!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Doktor!
Lidhje te tjera te Balles me krimin ne Elbasan.
Para ca ditesh u kap nje arsenal armesh ne nje karburant ne rrugen Peqin-Elbasan. Karburanti eshte ne pronesi te Liçes (Ilir) mikut te ngushte te Taut.
Aty afer sapo eshte ba nji vrasje e dy cunave nga Broshka.
Para dy mujesh po ky person bani nje aksident me makine ku personi ngjitur me te vdiq ndersa ketij as patenten si hoqen se e ndihmoi Taulanti.
I ktheu borxhin e aksidentit qe vet Tau bani ne El dhe Liçja nxorri njeriun e vet me inisiative si autor te aksidentit.
Atehere Balla gjoja e ndihmoi. Cfarë turpi!??
Ju e denoncuat atehere dhe ishit te sakte. Autor ishte Balla.
Liçja eshte tani ca dite ne kerkim por do ja mbylli Taulanti, mgjs nga burime te sigurta eshte provuar qe armet jane perdor ne disa atentate te tmerrshme ne Elbasan.
Armet nxjerrin lidhjet e Liçes Taut dhe bandave ketu.
Dhe nuk maron me kaq.
Tek hoteli Liçes tek karburant Krasniqi ne metalurgji fle pa pagese shefi i komisariatit te El. Nje Armando qe rrifte protestuesit ne Elbasan.
Ky perdor benzin personal te Liçes. Armandon e ka emru Taulanti.
Per gjumin Armandi merr dhe dieta nga shteti pavarsisht se spagun asnji lek.
Ne te njejtin hotel me Armandi flejne dhe badigardet e Qazos qe e ruajne.
Lidhjet jane kacurrel.
Pra dirigjenti eshte nji. Quhet Taulant Balla

Kujtojmë se RENEA zbarkoi në Elbasan më datë 1 korrik dhe gjeti një arsenal me armë të softistikuara.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY