Të gjithë krah Ramushit, ende asnjë fjalë dhe koment nga Kryeministri Rama

Të gjithë krah Ramushit, ende asnjë fjalë dhe koment nga Kryeministri Rama

57
0
Shares

Ditën e djeshme, Ramush Haradinaj dha dorëheqjen, gjest të cilin ai e konsideroi të domosdoshëm për të mbrojtur Kosovën. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë deklaratës së tij u shpreh se po shkonte në Hagë si qytetar i thjeshtë i shtetit të ri, e jo si kryeministër.

Pas këtij lajmi, mbështetja ndaj tij ka qenë masive. Amerika, politikanë, njerëz publikë i dolën në krah të Haradinajt, duke e mbështetur për veprimin e tij prej burrë shtetasi. Edhe Hashim Thaçi, me të cilin prej muajsh nuk ka bashkëpunim, në një deklaratë mbështeste Ramush Haradinajn.

I vetmi politikan që nuk bëri asnjë lloj deklarate për dorëheqjen dhe për shkuarjen në Hagë të Ramush Haradinajt, ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Edhe pse harxhon thuajse gjithë kohën për të bërë postuar dhe gjëra të parëndësishme nëpër Facebook dhe Tëitter, Rama nuk shkrojti dot as një rresht për ti dalë në krah kryeministrit të gjysmës tjetër të shqiptarëve.

Nga qeveria i vetmi që ka reaguar është Pandeli Majko, ministri i diasporës. Një përgjigje plot humor se pse Rama nuk ka reaguar e ka dhënë dhe aktivisti Genc Sejko, i cili shkruan se Rama nuk e kupton fjalën dorëheqje.

Mos ndoshta heshtja e Kryeministrit është dhe një lloj konfirmimi ndaj të gjitha ngjarjeve që kanë ndodhur me kufijtë, deklaratat dhe “debati” virtual mes tyre pas Samitit të Berlinit?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY