“Shqipëria ka humbur një tjetër vlerë, të paktë janë ata që kanë...

“Shqipëria ka humbur një tjetër vlerë, të paktë janë ata që kanë madhështinë e Fatmir Frashërit”

49
0
Shares

Nga Jorida Tabaku

Sportistët e mëdhenj e tejkalojnë fushën e tyre. Të paktë janë ata që kanë madhështinë dhe emrin e Fatmir Frashërit, mbrojtësit legjendar të Tiranës.

Shumëkush nga brezi tij ka shijuar elegancën në fushë dhe jashtë saj të një prej shtyllave bardh e blu. Do t’i mungosh këtij qyteti. Shqipëria ka humbur një tjetër vlerë që ishte burim gëzimi dhe lumturie.

Sportdashësit një figurë të çmuar . Tirona, pa marrë ende veten nga humbja e Aliut të madh dhe Nikos, do ta vuajë largimin tënd. Do i mungosh këtij qyteti. Për ne që të kemi ndjekur që të vegjël, na ke bërë të duam atë Tironën e madhe të Memës, Dhalesit, Hykes, Frashërit, Bixhit, Kasmit e të tjerëve. Brez i artë në kohë errësire që është skalitur në këtë qytet dhe po mbush qiellin me yje!

Frashëri që transmetonte qytetarinë dhe bujarinë. Mbi të gjitha një mësues që trashëgoi dashurinë dhe autoritetin kudo ku shkeli.

I përjetshëm qoftë kujtimi jot. U prehsh në paqe!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY