Mosfunksionimi i Akademisë së Shkencave, Fuga: Rrezikojmë të ngelemi një komb që...

Mosfunksionimi i Akademisë së Shkencave, Fuga: Rrezikojmë të ngelemi një komb që dijen e ka nga shekulli i kaluar

42
0
Shares

Akademiku Artan Fuga ndërsa ka komentuar situatën në Akademinë e Shkencave, ka theksuar se mbledhja e djeshme me dyer të mbyllura e këtij institucioni shkencor, më të rëndësishmit në vend, ishte e paligjshme.

Në një intervistë për gazetaren Nisida Tufa në emisionin “Kjo javë” të televizionit informative, “News 24”, Fuga i është drejtuar edhe publikut, duke shpjeguar rëndësinë e funksionimit të Akademisë. Sipas Fugës, nëse ASH-ja nuk funksionon, atëhere rrezikojmë të mbetemi një “komb që dijen e ka nga shekulli i kaluar”.

“Dua t’i drejtohem publikut sepse kujtojnë që Akademia e Shkenca është një forum ku mblidhen ca njerëz që e quajnë veten shkencëtarë që grinden me njëri-tjetrin dhe kjo nuk na hyn në punë.

Po, nuk është kështu sepse Akademia e Shkencave duhet t’i japi tonin prodhimit të dijes. Nëse ky motor nuk funksionin i gjithë motori i dijes shqiptare nuk funksionon. Rrezikojmë të ngelemi një komb që dijen e ka nga shekulli i kaluar. Problemi është shumë serioz”, tha Fuga.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY