VIDEO/Gati aksioni për shembjen?Teatri Kombëtar po zbrazet, ja pamjet nga godina

VIDEO/Gati aksioni për shembjen?Teatri Kombëtar po zbrazet, ja pamjet nga godina

216
0
Shares

Qeveria dhe Bashkia e Tiranës nuk janë tërhequr nga plani për të prishur godinën e Teatrit Kombëtar, godinë e cila mbart vlera kulturore si dhe konsiderohet si trashëgimi.

Gjatë 24-orëve të fundit, Alenca për Teatrin njoftoi se Ministria e Kulturës kishte dhënë urdhër për zbrasjen e godinës, akte të cilat sipas burimeve të fundit, janë realizuar.

Teatri në pamjet që DRONI.al siguron është boshatisur, ku shihen qartë se është hequr billboard-i mës dy godinave, çdogjë afër godinës është sekuestruar ndërsa më herët në fotot  e mëparshme, u vunë re dhe materiale të mbledhura nga punëtorët të cilat po ngarkoheshin në automjet.

Kjo lëvizje ka vënë në gatishmëri artistët të cilët mbrëmjen e djeshme e kaluan pranë godinës, ndërsa janë shprehur të gatshëm për ta mbrojtur deri në fund. Kujtojmë se aleanca për mbrojtjen e teatrit, është një lëvizje qytetarësh, artistësh, art dashës, të cilët I kanë rezistuar çdo lloj presioni, provokimi, ndërhyrje ndaj godinës së Teatrit Kombëtar, rezistencë e cila e kaloi një vit e pak./DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY