Përdhunimi i minorenes në shkollë, policia konfirmon ngjarjen: Arrestohet 16-vjeçari…

Përdhunimi i minorenes në shkollë, policia konfirmon ngjarjen: Arrestohet 16-vjeçari…

86
0
Shares

Pas publikimit në media të ngjarjes së rëndë të ndodhur në Shkollën 9 vjeçare në Arapaj të Durrësit, Policia ka dhënë një njoftim të shkurtër paraprak për ngjarjen.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur më datë 5 korrik, ndërkohë që në zbatim të urdhrit të Prokurorisë, efektivët e policisë kanë arrestuar 16-vjeçarin me inicialet A.R.

Ndërkohë që është proceduar penalisht dhe një 13 vjeçar me nicialet N.K.

Më datë 05.07.2019, Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës në zbatim të urdhërit të Prokurorit, ndaluan 16-vjecarin A.R., pasi ky shtetas dyshohet të ketë kryer veprat penale të parashikuara nga nenet 108/a/2 dhe 110/2 të Kodit Penal.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin N.K., 13 vjeç.

Për arsye hetimi nuk mund të bëjmë me dije të dhëna të tjera”, thekson Policia në  njoftim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY