Moderatorja e dhënë pas punëve të fshatit, publikon videon: Nuk ka kënaqësi...

Moderatorja e dhënë pas punëve të fshatit, publikon videon: Nuk ka kënaqësi më të madhe

120
0
Shares

Pa komplekse dhe gjithmonë vetvetja, Rudina Dembacaj ka publikuar një video në rrjetet sociale, në të cilën aktorja dhe moderatorja e njohur kryen një ritual bazë për jetën në fshat.

Moderatorja ka shkuar në fshat dhe ka vendosur që të mjelë një dhi. Ajo ka postuar videon e saj teksa kryen veprimin e mjeljes së dhisë, dhe komentet ndaj saj kanë qenë të shumta.

“Nuk ka kënaqësi më të madhe se të mjelësh një dhi,”- shkruan Rudina Dembacaj në videon e postuar në rrjete sociale.

Rudina asnjëherë nuk e ka fshehur pëlqimin që ka ndaj jetës në fshat, ndërsa shpeshherë me mburrje ka deklaruar se është krenare që është malësore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY