EMRAT/Ja kush janë shqiptarët e arrestuar për trafik droge, pjesë e bandës...

EMRAT/Ja kush janë shqiptarët e arrestuar për trafik droge, pjesë e bandës italo-shqiptare

155
0
Shares

Operacioni “Tunel”, vuri në pranga 12 persona, të gjithë pjesë e një grupi kriminal italo-shqiptar që u zbulua vetëm mengjesin e sotëm.

Për llogari të këtij grupimi kriminal në shtator të 2017 antimafia italiane sekuestroj rreth 42 kg marijuanë e fshehur në galerinë hekurudhore “Spadalara”.

Mediat italiane kanë publikuar emrat e personave të arrestuar mes tyre dhe shqiptarë. Në pranga kanë përfunduar shtetasit Ajet Cepaj, Francesco Delia, Francesko Di Giovanni, Santino Di Pietro, Antonino Ieni, Francesco Maggio, Rito Mecaj, Salvatore Mecaj, Domenico Pappalardo, Cristian Restuccia, Andrea Caporlingua, Ernard Hoxha dhe Mizafer Binaj.

Operacioni policor në Mesina në Itali ka nisur hetimet në maj të viti 2017. Përgjimet ambientale e telefonike kanë zbardhur se për llogari të këtij grupi të strukturuar kriminal trafikoheshin nga Ballkani, sasi të konsiderueshme droge e tipit kokainë e marijuanë. Lënda narkotike pas mbërritjes në Itali magazinohej në Messina e tregtohej në të gjitha zonat turistike të provincës siciliane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY