Vetting/Shkarkohet gjyqtari, konfirmohet në detyrë kandidatja e SPAK

Ndaje
Elida Kackini

Vazhdojnë seancat për Vetting-un. Së fundmi mësohet se është shkarkuar nga detyra Ilir Mustafaj, gjyqtar në Gjykatën e Tiranës.

Sipas KPK-së gjyqtari ka pasur probleme me pasurinë. Mustafaj është gjyqtar i Gykatës së Tiranës ndërsa prej më shumë se një viti ishte në pritje për t’u bërë gjyqtar Kushtetuese.

Gjyqtari gjatë seancës dëgjimore Mustafaj kërkoi dhe ndërrimin e trupit gjykues për shkak të konfliktit që kishte me relatoren Xhensila Pine, por kjo kërkesë u rrëzua.

Pas vendimit të KPK-së ai u shpreh se ka humbur vendi, Gjykata Kushtetuese pasi sipas tij s’do të ketë në përbërje të saj një gjyqtar të ndershëm. Ai deklaroi se vendimin do ta ankimojë.  “Do ta ankimoj këtë vendim në instancat më të larta.”, është shprehur ai.

Ndërkohë, është konfirmuar në detyrë Prokurorja e prokurorisë së Tiranës, Elida Kackini. Kackini eshte dhe kandidate për SPAK-un.

Ilir Mustafaj
Loading...

Leni një përgjigje