Erion Veliaj lajmëron betonizimin e parkut Rinia ndërkohë i fut edhe një...

Erion Veliaj lajmëron betonizimin e parkut Rinia ndërkohë i fut edhe një rrenë

121
0
Shares

Erion Veliaj ka nisur një tjetër aksion për të ulur sipërfaqen e gjelbër në Tiranë. Përems një postimi në Facebook ai tregon se do të rindërtojë parkun Rinia në qendër të qytetit duke etransformuar atë nga një lëndinë në një shëtitore të shtruar me tulla.

Veliaj ka postuar edhe disa foto të projektit. Zëvëndësimi i gjelbërimit me rrugica, rrugë e sheshe po bëhet në disa lulishte në Tiranë. Kjo po ndodh në lulishten 1 maji në afërsi të stadiumit Selman Stërmasi.

Veliaj thotë në postim se Edi Rama e pastroi sheshin nga kioskat në vitin 2001. Por në fakt kur Rama erdhi në krye të bashkisë së Tiranës, kioskat ishin hequr pothuajse të gjitha me përjashtim të një miku të Ramës në këndin e ministrisë së Mbrojtjes.

Kioskat u hoqën gjatë kohës që Majko ishte Kryeministër në vititn 1999 dhe në një aksion të drejtuar nga komisari I Tiranës në ato vite Mithat Havari.

Postimi I Velisë bashkë me rrenën:

“Nisën sot punimet për rikonstruksionin e Parkut Rinia. 🚜🌳🚧 U çlirua nga Edi Rama prej kioskave të Republikës së Rrumpallës, e tani nisim një transformim unik për parkun qendror të kryeqytetit me hapësira shtesë për fëmijët dhe gjyshërit, por edhe katër-putroshët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY