AKUZAT/Sapo zbret në Rinas pranga 40-vjeçarit, shqiptari kërkohej në Itali

Ndaje

Një 40-vjeçar eshte arrestuar nga policia e Tiranës, menjëherë sapo hyri në territorin shqiptar. Burime nga policia sqarojnë se arrestimi i tij ka ardhur për llogari të shtetit italian.

“Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me Interpol Tirana, arreston në Rinas një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”.

Arrestohet në hyrje për në Shqipëri 40-vjeçari, i dënuar nga drejtësia italiane me 12 vjet burg.

Shërbimet e Komisariati të Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas verifikimeve të imtësishme të bërë në sistem të të dhënave të 40-vjeçarit, i cili kishte ndërruar gjeneralietet me qëllim shmangien e dënimit në Itali, kanë bërë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi në Itali të shtetasit shqiptar D. Vi alias N.V, 40 vjeç, lindur në Shkodër.

Shtetasi D.V, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma në vitin 2014, pasi Gjykata e Firences/Itali e ka dënuar me 12 vjet burg për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”,-sqaron policia.

Loading...

Leni një përgjigje