Precedenti me Vorën/ A do ta njohë Gjykata e Tiranës mandatin e Erion Veliajt?

Ndaje

Në gjykatën e Tiranës ka mbërritur kërkesa e Erion Veliaj për njohjen e mandatit si kryebashkiak i Tiranës për një mandat të dytë.

Me 15 korrik, KQZ hodhi poshtë ankimimin e Bindjes Demokratike për shpalljen e pavlefshme të rezultatit zgjedhor të 30 qershorit në të gjitha qendrat e votimit për qarkun e Tiranës.
Por sot po Gjykata e Tiranës ka refuzuar t’i japë mandatin kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku

Gjykata e Tiranës ka shpallur moskompetencën për të dhënë një vendim mbi ligjshmërinë e mandatit të Kajmakut për të drejtuar Bashkinë e Vorës. Në vendimin e trupës gjykuese, arsyetohet se kjo kompetencë i kalohet Gjykatës Administrative.
Mbetet për t’u parë nëse Gjykata e Tiranës do të veprojë po njësoj edhe në rastin e kërkesës së Erion Veliajt.

Loading...

Leni një përgjigje