“Nuk e njoh 13 Tetorin”, Rama flet pas mbledhjes së Kryesisë: Pati...

“Nuk e njoh 13 Tetorin”, Rama flet pas mbledhjes së Kryesisë: Pati tërheqje veshi

97
0
Shares

Menjëherë pas mbledhjes së Kryesisë, Kryeministri Edi Rama ka dalë në një deklaratë për mediat. Rama i eshte përgjigjur deklaratës së sotme të Metës, teksa tha se zgjedhjet mbaruan më 30 qershor dhe se nuk e njeh daten 13 Tetor.

Ndërsa duke iu referuar dialogut me opozitën, ai u shpreh se është i gatshëm të për të diskutuar, por jo për zgjedhje të parakohshme.

“Ne jemi të disponueshëm për tu ulur në tryezë me të gjithë pa asnjë përjashtim për të diskutuar për sfidat e vendit, në funksion të Reformës Zgjedhore. Sa i përket Kushtetutës Ligjshmërisë dhe mandatit tonë qeverisë këto nuk janë çështje që i kemi në diskutim sepse lidhen me detyrimet tona. Jemi një shumicë qeverisëse që kemi detyrimin të mbajmë një mandat për të qeverisur.

Zgjedhjet janë bërë në 30 qershor, jemi shumë të angazhuar për ta filluar mbarë procesin e qeverisjes vendore. Për këtë kemi ngritur tre këshille drejtues. Ky është fokusi jonë, ne e kemi sfidën me problemet e vendit dhe njerëzve, nuk e  kemi me problemet e opozitës jashtë parlamentit dhe presidentit. 13 tetori për mua është njësoj si 12 tetori, 22 dhjetori, nuk njoh ndonjë 13 tetor”, tha Rama.

Pas mbledhjes së kryesisë kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk kanë munguar edhe tërheqjet e veshit pasi sipas tij sikur ka përgjegjësitë e veta.

Patëm një diskutim të gjatë me pjesëmarrjen e të gjithëve për të vijuar me procesin e brendshëm. kemi mësuar që pavarësisht fitores duke të gjejmë se ku janë problemet që duhet të trajtohen dhe të gjithë duhet të lexojmë votën, pritshmërinë. Diskutimi është lidhur sigurisht me ndërtimin e strategjisë afatmesme dhe afat shkurtër. Si afatmesme zgjedhjet e qershorit të 2021 dhe afatshkurtër të zgjedhjeve brenda PS-së. Ne ndryshme nga çfarë thuhet diskutojmë hapur dhe nuk ja përtojmë tërheqjen e veshit njëri-tjetrin dhe jemi ballafaquar me çdo gjë, dhe të gjitha përgjegjësitë që kemi.”, u shpreh Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY