Gjykata rrëzoi zgjedhjet në Durrës, reagon Basha: Ka ende shpresë në këtë...

Gjykata rrëzoi zgjedhjet në Durrës, reagon Basha: Ka ende shpresë në këtë vend

91
0
Shares

Pas vendimit të Gjykatës së Durrësit për “rrëzimin e kërkesës së Valbona Sakos për vërtetimin e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Durrës”, ka reaguar kryetari i PD Lulzim Basha.

Basha e ka përshëndetur këtë vendim, pasi ai sjell shpresë se në këtë vend ka ende gjyqtarë me ndërgjegje që i shërbejnë shtetit të së drejtës dhe jo shtetit partiak.

POSTIMI I BASHES

Farsa e 30 qershorit ishte masakër e Kushtetutës, e ligjit dhe e standarteve. Dua të përshëndes vendimin e Gjykatës së Durrësit, i cili sjell shpresë se në këtë vend ka gjyqtarë e gjyqtare që e kanë të shenjtë Kushtetutën dhe ligjin, se ka shërbyes civilë me kurajo dhe ndërgjegje që i shërbejnë shtetit të së drejtës dhe jo shtetit partiak.

Farsa e 30 qershorit është një grusht kriminal institucional i Edi Ramës, përmes të cilit ai uzurpoi pushtetin vendor, por edhe KQZ-në dhe gjithë sistemin e administrimit të zgjedhjeve përfshi kolegjin zgjedhor.

Të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij grushti kriminal institucional, të gjithë ata që i shërbyen Edi Ramës për të dhunuar Kushtetutën dhe ligjin me 30 qershor, do të përgjigjen para drejtësisë për veprimet e tyre kriminale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY