GREQI/Grabiti dhe rrahu të moshuarit , pranga shqiptarit

Ndaje

Një 39-vjeçar shqiptar ka përfunduar në burg, pasi dyshohet se është autori i grabitjes së ndodhur më datë 26 prill, 2019 në Sepolia.

Ai u prangos, pas një hetimi të zhvilluar nga skuadra policore e Atikës. Grabitësi shqiptar kishte shkuar në banesën e çiftit të moshuar dhe ka vjedhur para prej andej.

I dyshuari më pas ka ushtruar dhunë fizike ndaj tyre, duke i bërë për spital, shkruajnë mediat greke.

Detaji shokues është se shqiptari i dyshuar është kapur po për vjedhje nga policia greke në atë kohë, për tjetër vjedhje, të kryer disa orë më vonë, po atë ditë, në tjetër vend.

Policia helene bëri me dije se po kërkon një tjetër shtetas shqiptar, i dyshuar si bashkëpunëtor i grabitësit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Loading...

Leni një përgjigje