DETAJE/Shpërthimi me disa të plagosur, çfarë u gjet në bodrumin e argjendarisë në Bllok

Ndaje

Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi i ndodhur dje në një argjendari në zonën e Bllokut, në kryeqytet, në rrugën “Vaso Pasha”.

Kujtojmë se nga ngjarja mbetën të plagosur 5 persona, 2 prej të cilëve në gjendje më të rëndë. Ata që paraqiten më rëndë nga shpërthimi janë pronarët e argjendarisë, ku shpërtheu dhe bombula, Sokol dhe Alma Pirra.

Referuar burimeve, mesohet se në bodrumin ku kryheshin punimet për riparimin e bizhuterive, janë gjetur dy bombola të mbushura.

Pse ndodhi shperthimi?

Në raportin paraprak të përpiluar nga ekspertët zjarrfikës, ngjarja ka ndodhur për shkak të një pakujdesie njerëzore.

Sipas Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial, njëra prej bombolave ishte e mbushur me gazin propan, ndërsa tjetra me gazin kriogjen, i cili quhet ndryshe gaz teknik.

Bombola e gazit kriogjen është gjetur me valvul të hapur dhe dyshohet se ka pasur rrjedhje në tubin përcjellës mes bombolës dhe pajisjes, me të cilën punohej.

Nga tejngopja e ajrit me gaz në prani të një shkëndije në bodrum ka ndodhur shpërthimi, i cili ka shkatërruar plotësisht argjendarinë dhe dyqanin ngjitur. Nga forca shpërthyese është shkatërruar muri lidhës mes dy subjekteve tregtare, si dhe paneli i betonit në pjesën e tavanit. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar edhe 4 automjete të parkuara afër vendit të ngjarjes.

Loading...

Leni një përgjigje