Aksidenti i merr jetën babait në Divjakë, plagoset rëndë i biri

Aksidenti i merr jetën babait në Divjakë, plagoset rëndë i biri

96
0
Shares
Foto ilustruese

Aksidentet janë shtuar ditëve të fundit, fatkeqësisht dhe me viktima.

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Divjakë, në afërsi të vendit të quajtur “Tre urat”. Mësohet se një burrë 57 vjeç me iniciale A.M. ka ndërruar jetë, ndërsa djali i tij Rr.M. me të clin ndodhej në një Ford, është plagosur rëndë.

Policia e Divjakës njoftoi se ngjarja ka rreth orës 05:30, në vendin e quajtur “Tre urat” Çermë Sektor, shtetasi A.M, 57 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka dalë nga rruga.

Informacion paraparak i policisë:

Sot rreth orës 05:30, në vendin e quajtur “Tre urat” Çermë Sektor, shtetasi A.M, 57 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka gjetur vdekjen në vend drejtuesi i mjetit dhe është dëmtuar djali i tij shtetasi Rr.M, i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY