VIDEO/Rama pyetet për ndryshime në qeveri, çfarë deklaroi kryeministri nga selia e...

VIDEO/Rama pyetet për ndryshime në qeveri, çfarë deklaroi kryeministri nga selia e PS-së

62
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka folur para gazetarëve pas mbledhjes së kryesisë me Partine Socialiste, teksa ka shpjeguar se mbledhja u bë në kuadër të fuqizimit të punës në administratë, ku do të ketë sistem të ri të përzgjedhjes së punonjësve pranë Bashkive.

Rama nuk u shpëtoi as pyetjeve të gazetarëve, të cilët kërkuan përgjigjen ndaj veprimeve të kryeministrit lidhur me opozitën. Rama tha se opozita do të vetëndëshkohet me vendimet e tyre duke e sulmuar më tej me faktin se ata kanë djegur mandatet.

Rama devijoi me pergjigjen per kandidatin e mundshëm për president nëse ata shkarkojnë Ilir Metën. Pyetjes nësë do te ketë ndryshime në qeveri kryeministri iu përgjigj: Nuk kam deklaruar që do të ketë ndryshime kam thënë që do të ketë një sërë detyrash dhe detyrat janë bërë.

Gjithashtu Rama mohoi zërat dhe hodhi poshtë mesazhin në telefonin e Metës se kishte shprehur dikur ambicien e tij për të “zhdukur” LSI dhe PD, pas vendimit për ti djegur mandatet.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë është caktuar edhe data për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, që do të jetë 22 korriku.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/359977334957925/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY