VIDEO/ Basha :Shkodranët refuzim rekord regjimit të Edi Ramës

VIDEO/ Basha :Shkodranët refuzim rekord regjimit të Edi Ramës

37
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga Shkodra deklaroi se falënderon të gjiithë qytetarët shkodranë për refuzimin masiv që ata i kanë bërë regjimit të Edi Ramës.

Basha theksoi se edhe socialistët shkodranë i dhanë shuplakë Ramës, duke i dhënë atij mesazhin e qartë se ata nuk bëhen pjesë e kupolës kriminale të Rilindjes.

“Së pari dua t’i shpreh mirënjohjen më të thellë këtij qyteti fisnik, zemrës europiane të Shqipërisë. Siç ka qenë në histori, ashtu është edhe sot. Me refuzimin rekord për librat Guiness, prej 94 përqind të qytetarëve që refuzuan jo vetëm farsën e 30 qershorit, por regjimin e hajnave dhe kriminelëve të Edi Ramës

Kam ardhur në radhë të parë sot këtu për të shprehur mirënjohjen dhe për t’u përkulur me respekt përpara çdo qytetari shkodran, demokratëve të Shkodrës, mbështetës të PD dhe të djathtës, mbështetësve të opozitës, por në mënyrë të veçantë edhe socialistëve shkodranë, që me numra rekord braktisën farsën e 30 qershorit, dhe lëshuan mesazhin më kuptimplotë kupolës kriminale që ka kapur partinë e tyre”, tha Basha.

Lulzim Basha theksoi se edhe socialistët shkodranë refuzuan Ramën, që e ka kthyer partinë e tyre në organizatë kriminale.
“Se njësoj si vëllezërit dhe motrat e tyre demokratë, njësoj si vëllezërit dhe motrat e tjerë, të Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë, ata nuk janë gati ta pranojnë më uljen e kokës uljen e zverkut përpara hajdutërisë dhe kriminalitetit të kupolës të organizatës të strukturuar kriminale të Rilindjes.

Së dyti jam këtu për t’iu thënë të gjithë shkodranëve se për mua, PD dhe të gjithë opozitën, refuzimi i Ramës dhe regjimit të tij më datë 30 qershor, shumica që tha “Rama ik” është mbi të gjitha motivim dhe përgjegjësi”, tha më tej Basha.

LIVE – Komunikim nga Shkodra.

Publiée par Lulzim Basha sur Lundi 15 juillet 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY