Aksident me 8 të plagosur në Gjirokastër, fëmija merr dëmtime serioze në...

Aksident me 8 të plagosur në Gjirokastër, fëmija merr dëmtime serioze në kokë

74
0
Shares

Detaje të reja mësohen nga aksidenti i rëndë në Gjirokastër. Në aksident janë përfshirë dy makina.

Mësohet se njëri prej mjeteve të përfshira në aksident është i tipit “Fuoristradë” dhe ka “fluturuar” jashtë rrugës, duke u shkatërruar plotësisht.

Ngjarja është shënuar në afërsi të Derviçanit, ndërsa kanë mbetur të plagosur tetë persona. Mes të plagosurve është edhe një fëmijë rreth 4-5 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Fëmija ka pësuar dëmtime në kokë.

Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY