Te gjithe kunder Akademise se Shkemcave

Ndaje

Nga Artan Fuga

Se mos vetëm me Presidentin,

dhe dekretin e tij ka probleme akademia e shkencave!!!

Prej kohësh ajo përpëlitet me atë që qeveria e kryeministrit z. Edi Rama i ka kërkuar rithemelim nëpërmjet reformimit. Edhe me të u zemëruan atëhere!

E detyruan këtë asokohe t’i kërcënonte me prerje të fondeve!

I kërcënoi me koromanen përndryshe akademikët këmbëngulnin si mushka : jemi më të mirët, si ne s’ka, na ka thënë Cabeji, Dritëroi dhe nuk e di se kush tjetër nga të vdekurit e mëdhenj, a thua se komunikonin me botën tjetër!

Edhe me ministrinë e arsimit u kërleshën saqë u pajtuan që projektligji t’i hiqej nga dora ekspertëve të saj dhe t’u kalohej “miqve” politikë për t’a kaluar në mënyrë antikushtetuese në Kuvend.

Para disaditësh edhe qeveria u a përplasi në fytyrë duke u thënë se projektligji që keni përgatitur është i paligjshëm!

Se mos vetëm me qeverinë dhe Presidentin! Shihni qendrimet e rektorëve në komisionin e edukimit dhe medias sesi kritikojnë akademinë e shkencave sepse nuk është fare në udhën e duhur!

Se mos vetëm rektorët! Qendrimin e saj edhe kryetarja e komisionit të Kuvendit për edukimin zonja Dhimitri e ka bërë publik duke i quajtur zgjedhjet në Akademinë e Shkencave të paligjshme!

Se mos vetëm me pushtetin në fuqi, edhe me opozitën! A nuk deklaroi partia demokratike se votimet janë të paligjshme dhe se shkelësit e ligjit i pret drejtësia në mos sot nesër!!!

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Loading...

Leni një përgjigje