Rama ben drejtor kandidatin e Bindjes Demokratike

Rama ben drejtor kandidatin e Bindjes Demokratike

350
0
Shares

Në zgjedhjet farsë, Edi Rama emëroi opozitën farse, deklaroi sot ish deputetja e Shkodres, Izmira Ulqinaku ndersa solli si shembull qe kandidati per kryetar bashkie i Bindjes Demojratike ne Koplik, Pjerin Spathari u emerua drejtor.

Deklarata e Ulqinakut:

Bindja Demokratike nuk është opozitë, as në votimet fallco të Edi Ramës, as në parlament, askund.

Farsa e 30 qershorit ishte prova e qartë se “Rilindja” dhe Bindja janë nënë e bijë. Kush ka patur keqkuptimin apo ka menduar ndryshe, sot po i japim fakte se simbioza mes tyre është e pandashme.
Bindja pra është patericë e regjimit kriminal të “Rilindjes”, si në votimet fallco, ashtu edhe në vazhdim.
Kështu është, si në Shkodër, edhe në të gjithë Shqipërinë.
Pjerin Spathari, kandidat i Bindjes Demokratike për bashkinë Malësi e Madhe, tani është emëruar drejtor i Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë së “Rilindjes”. Ky është shpërblimi për shërbimin e mercenarit.

Misioni i ODIHR-it i ka vënë regjistrimit të Bindjes Demokratike në kundërshtim me ligjin vulën e paligjshmërisë.

Shkodra e braktisi Edi Ramën dhe opozitën fallco. Procesverbali i orës 11.00 të datës 30 qershor provon manipulimin kriminal, me pesëfishimin e numrit të votuesve. Edi Rama ka rritur pjesëmarrjen me të paktën 8%, duke përdorur Komisionin Qendror të Vjedhjeve.

30 qershori është i pavlefshëm, është nul, në kundërshtim me dekretin e Presidentit.

PD është e gatshme t’u japë shkodranëve dhe shqiptarëve atë që presin dhe meritojnë, ndryshimin.
Për ta kthyer maxhorancën refuzuese të 30 qershorit, në maxhorancë për ndryshimin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY