Malltezi i kthehet Veliajt: Prish atë lokalin mu brenda Parkut të Madh,...

Malltezi i kthehet Veliajt: Prish atë lokalin mu brenda Parkut të Madh, i përket Fidelit të Partisë

167
0
Shares

Jamarbër Malltezi ka shigjetuar kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, i cili është kthyer ne qender të vëmendjes pas shembjes së godinës tek “Arena Kombëtare”.

Malltezi shprehet se ndërtesa që u shemb dje te “Arena Kombëtare” është ndërtuar pas dhënies së lejes nga Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale, ai i bën thirrje Veliajt që të shkojë dhe të prishë një godinë, që sipas tij është e kundraligjshme tek hyrja e Parkut të Madh të Tiranës.

Ai thekson se lokali i përket Fidel Yllit por Veliaj s’beson se ndërhyn.

Postimi i Jamarbër Malltezit:

Erion veliaj si shkolle intrige.

Doli dje dhe kinse sulmoi PD “cibani i Lulit” KURSE ne te vertete e dinte qe PD dhe mediat do i tregonin te verteten qe

(1) lejen absurde e kish dhene Rama,

(2) legazimin e kish bo Rama & Zoti Lam perkundrejt kollitjes,

(3) pagesat leku-leter ia kish dorovit Shkreli i Rames, etj. PRA kinse sulmoi Lulin, POR Mediat dhe PD treguan qe ishin pislleqe te Rames!!! A ka faj Edvini i shkrete qe nganjehere i shkon mendja ta vare maje peme?

Por po te doje te beje nje gje te mire, urdhero te prishe lokalin San Giovani mu brenda Parkut te Madh, qe i perket Fidelit te Partise dhe qe ka zaptuar edhe per parkime edhe lokal mes Tiranes dhe nuk lejon punonjesit e Bashkise as te ujisin shkurret.

POR ta prishe e ta ktheje ne Park, jo ta prishe per te ndertuar 22 kateshe si aferat me vjedhje toke dhe prishje parku tek ish Parku ne Rrugen e Kavajes.

Nese prish babezine ne hyrje te parkut per tia lene park qytetareve dal une e i them faleminderit, por a e ben dot?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY