LAJM I FUNDIT/Zbulohen fidanë kanabis, po mbilleshin në një pyll në Ndroq, dy vëllezër në pranga

Ndaje

Goditet një rast i tentativës për kultivimin e lëndëve narkotike në një zonë të pyllëzuar. Policia e Tiranës ka sekuestruar  60 fidanë kanabis në Ndroq. Në pranga kanë rënë dy vëllezër, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër. Policia ka proceduar në gjendje të lirë edhe kryeplakun e  fshatit.

“Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për disa shtetas që përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike në zonën e quajtur “Përroi i Bllomes” në pyllin e fshatit Mënik është organizuar dhe zhvilluar operacioni i koduar “Lugina 2”,njofton policia.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– M. G., 17 vjeç, banues në fshatin Mënik/Ndroq

– T. G., 35 vjeç, banues në fshatin Mënik/Ndroq

U shpall në kërkimdhe po punohet intesivisht për kapjen e shtetasit:

– E. G., 37 vjeç, banues në Mënik/Ndroq (të tre vëllezër).

Gjithashtu u procedua në gjëndje të lirë kryeplaku i njësisë administrative Ndroq, shtetasi:

– S. B., 61 vjeç, banues në fshatin Mënik/Ndroq.

Gjatë operacionit në territor në vendin e quajtur “Përroi i Bllomes”, në pyllin e fshtatit Mënik në Njësinë Administrative Ndroq u evidentuan fidanë kanabis tē kultivuara në tokë.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, në ngarkim të shtetasve M. G., T. G., dhe E. G., dhe për veprën penale “Moskallzim krimi” në ngarkim të shtetasit” S. B.

Loading...

Leni një përgjigje