LAJMI I FUNDIT/ Lirohet kreu i bandave më të rrezikshme në...

LAJMI I FUNDIT/ Lirohet kreu i bandave më të rrezikshme në Shqipëri

315
0
Shares

Është liruar nga burgu një ndër krerët e bandave më të rrezikshme në Shqipëri, Nehat Kulla, i njohur edhe si “gjenerali”.

Kulla ka përfunduar dënimin dhe pritet të lërë qelinë pasditen e sotme. Ai ishte dënuar me 20 vite burg për vrasjen me paramendim të shtetasit Halim Gjuzi, ish-shoferi i ministrit te Brendshem ne vitet 1996-19997, Halit Shamata.
Banda e Nehat Kullës u krijua ne në vitet 1997-1998 në zonën e Tufinës në Tiranë, nga ishin edhe disa nga anëtarët e bandës me emrin e “gjeneralit” të Tufinës.

Drejtuesi i kësaj bande ka qenë Nehat Kulla, i dënuar me 20 vite burg, pasi akuzohej për vrasjen e shoferit të ish-ministrit të Brendshëm, Halit Shamata.

Gjatë vitit 1997, kur shteti kishte humbur kuptimin e vet, ai arrin të krijojë një komisariat të mirëfilltë policie, ku u garantonte banorëve të Kinostudios dhe Tufinës qetësinë, duke mos lejuar asnjëri të futej në hartën e vendit ku ai kishte ndikimin e tij. Banda e tij dyshohet se kreu disa vrasje dhe krime të tjera të frikshme ndersa detyroi nje pjese te bizneseve te medha te Tiranes te paguanin gjoba tek ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY