FOTO/Pamje të frikshme nga aksidenti në Lushnjë, Benz-i merr para kamionin

FOTO/Pamje të frikshme nga aksidenti në Lushnjë, Benz-i merr para kamionin

132
0
Shares

Një aksident i frikshëm ka ndodhur pas mesnate në Lushnje, në autostradë, ndërsa janë publikuar dhe pamjet e frikshme. Mësohet se një automjet Benz është përplasur me një kamion që transportonte bimë medicinale.

Përplasja ka qenë e fortë çka ka shkaktuar që të dyja automjetet të përmbysen. Pas goditjes me njëra-tjetrën kanë përfunduar në anë të rrugës ku janë përplasur edhe me hekurat rrethues të një biznese anë autostradës.

Të dy drejtuesit e automjeteve, 34-vjeçari Dorin L në automjetin Benz, dhe shoferi i kamionit kanë marrë plagë të rënda, ndërsa makinat janë bërë shosh.

Sipas hetimeve paraprake të policisë, Benzi ka gositur nga pas kamionin, por dyshohet që automjeti të ketë qenë me shpejtësi tej normave të lejuara.

Dyshohet që shoferi i automjetit të vogël të mos e ketë parë kamionin, megjithatë hetimet pritet të zbardhin shkaqet reale të këtij aksidentit të rëndë.

Dëmtimet më të rënda i ka 34-vjeçari dhe mësohet se për ta nxjerrë nga makina e aksidentuar është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse. I riu është dërguar në spitalin e Lushnjes. Te dy shoferet jane ne gjendje te rende.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY