FOTO/Modelja e famshme martohet me të dashurin 17 vjet më të ri,...

FOTO/Modelja e famshme martohet me të dashurin 17 vjet më të ri, zbulohet dasma sekrete

141
0
Shares

Kjo është martesa e tretë e modeles së famshme Heidi Klum. 46-vjeçarja e guximshme u martua me një djalë rreth 17 vite më të ri.

Modelja Heidi Klum  46 vjeç dhe Kaulitz, kitaristi 29-vjeçar i grupit gjerman Tokio Hotel, janë martuar në fshehtësi.

Ditët e fundit lidhur me këtë detaj ata u kthyen në qendrën e vëmendies në median botërore. Sipas raportimeve të ‘People’, modelja dhe muzikanti janë martuar 2 muaj pasi shpallën fejesën e tyre.

Gjithçka ka ndodhur në mënyrë konfidenciale diku në Kaliforni. Historia e dashurisë së çiftit filloi  në muajt e parë të vitit 2018 dhe dalja e tyre e parë publike si çift ka qenë në eventin ‘amFAR Gala’ në po atë vit.Çifti tërhoqi vëmendjen e medias për shkak të dallimit në moshë, por që kjo nuk është aspak problem për Klum.

Vërtetë, i dashuri im është shumë më i ri se unë, por kjo nuk më bën përshtypje. Unë mendoj se ju duhet vetëm të jetoni një jetë të lumtur dhe mos të shqetësoheni se për çfarë mendojnë njerëzit”, ka deklaruar ajo.

Me të lidhja është më ndryshe se si në të kaluarat. Me të jeta po kuptim tjetër. Unë po e shijoj jetën”, ka pohuar ndër të tjerash 46-vjeçarja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY