Spaho:Lajmet për negociata me Ramën janë spekulime për të larguar vëmendjen nga...

Spaho:Lajmet për negociata me Ramën janë spekulime për të larguar vëmendjen nga refuzimi i 30 qershorit dhe raporti i Departamentit të Shtetit

36
0
Shares

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho gjatë një bisede në rubrikën “Opinion” e News 24 u ndal edhe tek raporti i publikuar dje nga Departamenti Amerikan i Shtetit për klimën e biznesit në Shqipëri.

Sipas Spahos, ky raport nuk kishte asnjë notë pozitive, ndërsa shtoi se ai nxori në pah nivelin e lartë të korrupsionit në Shqipëri. Ai theksoi se ka pasur shumë kompani amerikane, të cilat janë larguar nga Shqipëria si pasojë e “klimës së egër”.

“Raporti nuk kishte asnjë notë pozitive, ishte tërësisht me nota negative. Raporti është nga më negativët që është publikuar nga Departamenti I Shtetit për klimën e biznesit në Shqipëri. Raporti përcakton qartë se Shqipëria është vendi më i korruptuar në gadishullin e Ballkanit.

Një numër i konsiderueshëm I kompanive amerikane janë larguar nga Shqipëria, kanë hyrë në debate me shtetin shqiptar, madje kanë shkuar edhe në arbitrazhe ndërkombëtare. Raporti përcakton korrupsionin si faktorin numër një të problemeve në Shqipëri.

Raporti thotë se një mori praktikash të cilat aplikohen nga organizmat shqiptare përdoren për të favorizuar klientelën e tyre. Pra përdoren për të bërë seleksionime politike, për të ju dhënë tenderat atyre të cilët janë afër qeverisë dhe për të larguar kompanitë e huaja.

Rasti I Partneritetit Publik Privat (PPP) shikohet si rast për të larguar kompanitë e huaja, investitorët seriozë. Deri tani qeveria ka dhënë rreth 200 kontrata me PPP, nëpërmjet mungesës tërësore të studimeve, të analizave kosto-përfitime për ekonominë shqiptare”-tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY