Cili është plani i opozitës për të gjithë verën, Basha jep porositë...

Cili është plani i opozitës për të gjithë verën, Basha jep porositë nga selia blu

109
0
Shares

Lulzim Basha ka vijuar me aksionet e tij, ndërsa prej ditësh është angazhuar në takime me qytetarë dhe simpatizantë të PD. Teksa ka mbledhur mesditën e sotme kryesinë e PD-së, mësohet se Basha ka kërkuar që të vijojnë takimet me qytetarët edhe gjatë verës.

Kryetari i PD Lulzim Basha në fjalën e tij në selinë blu tha se situata aktuale politike është komplekse, duke thënë se 85 përqind e shqiptarëve refuzuan të shkojnë në votime në 30 qershor.

Basha u shpreh se Ramën e ka refuzuar edhe PS-ja. Ai vlerësoi se PD në këtë moment nuk duhet të jetë euforike.

“Nuk duhet të jemi euforikë. Duhet të bëjmë takime në çdo degë. Do të merremi me organizimin e partisë”, tha ai ndër të tjera.

Lulzim Basha theksoi se PD-së tashmë i duhet dhënë një dimension i ri. Ai nënvizoi se energjinë refuzuese duhet ta kthejmë në pozitive, duke shpalosur alternativën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY