Maliqi zbërthen ngjarjet e fundit: Që nga shkarkimi i drejtorit të Tatimeve...

Maliqi zbërthen ngjarjet e fundit: Që nga shkarkimi i drejtorit të Tatimeve dhe deri tek raporti i DASH

50
0
Shares

Enton Duro, vetëm tre muaj pasi kishte marrë detyrën, u shkarkua nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të  Tatimeve.

Lidhur me kete shkarkim, deputeti Lefter Maliqi ka folur së fundmi duke  zbuluar arsyet e shkarkimit, ndërsa nuk pati asnjë sqarim zyrtar lidhur me këtë vendim.

Në një konferencë për shtyp, deputeti Maliqi deklaroi se Enton Duro u shkarkua nga Tatimet, pasi nuk mbajti premtimin për të nxjerrë administratën në votime më 30 qershor. Sipas deputetit, ai u shantazhua që të çonte administratën në votime, por punonjësit nuk pranuan të shkonin.

Edhe shkarkimi i Drejtorit të përgjithshëm të Tatimeve ka të bëjë me mosmbajtjen e premtimit, u shantazhua që administrata të shkojë në votime, por nuk shkoi. Po kapen të gjitha institucionet, po shkojmë drejt diktaturës”, tha Maliqi.

Gjithashtu ai foli nga selia e parlamentit lidhur me krizën politike dhe raportin e fundit të DASH, që e konsideron Shqipërinë si vendin më të korruptuar.

“Do të them një shprehje të Viktor Hygosë, – tha maliqi, – “që kur qeverisin maskarenjtë, përfitojnë horrat”, duke shtuar se vendi eshte nje gjendje alarmante e udhëhequr nga bandat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY