ITALI/Kapet shqiptari me 3 mln euro kokainë dhe armë

ITALI/Kapet shqiptari me 3 mln euro kokainë dhe armë

127
0
Shares

Një 39-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi është kapur me kokainë.

Mediet fqinje raportojnë se është arrestuar shtetasi Emiliano Keci, pasi gjatë një kontrolli në banesë policia i ka gjetur rreth 18 kg kokainë, 8 kg hashash, 4 kg marijuanë dhe 10 gramë heroinë.

Lënda narkotike ishte fshehur në motorin e frigoriferit dhe kapte vlerën e 3 milionë eurove, nëse shitej.

Gjithashtu, në banesën e shqiptarit janë gjetur edhe 3 armë, një pistoletë Berreta e kalibrit 6.35, një pistoletë e fabrikimit rus e tipit Tokarev kalibër 7.62 dhe një tjetër armë zjarri.

Autoritetet italiane vijojnë hetimet për të zbuluar prejardhjen e lëndës narkotike dhe si nëse ka bashkëpunëtorë të tjerë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY