Gjykata e Arbitrazhit fundos Skënderbeun, merret vendimi tronditës për skuadrën

Ndaje

Shuhen përfundimisht shpresat e Skënderbeut për të luajtur në Europë. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë ka dhënë vendimin përfundimtar, duke refuzuar apelimin e klubit korçar.

Kjo do të thotë se KAS le në fuqi dënimin e dhënë nga UEFA më 29 mars të vitit 2018, që dënon Skënderbeun.

Gjykata Arbitrazhit Sportit refuzon apelimin nga klubi futbollit shqiptar Skënderbeu kundër vendimit të dhënë nga Komisioni i Apelit të UEFA-s më 26 prill 2018, i cili konfirmoi vendimin e dhënë më 29 mars nga komisioni i UEFA-s për Etikën dhe Disiplinën, i cili e shpalli Skënderbeun përgjegjës për aktivitete të ndryshme manipulimi ndeshjesh, dhe e përjashtoi klubin nga kompeticionet e UEFA-s për të cilat do të kualifikohej në 10 vitet e ardhshme dhe urdhëroi klubin të paguante një gjobë prej 1 milionë euro”, lexohet në vendimin e zbardhur të CAS.

 

Loading...

Leni një përgjigje