Patozi kundër komisionit hetimor për Metën: Ndjej neveri për këtë…

Ndaje

Astrit Patozi ka dalë sërish në skenë, për të dhënë dhe ai qëndrimin e tij ndaj zgjedhjeve si dhe situatës që mazhoranca ka krijuar me krijimin e komisionit hetimor për presidentin Ilir  Meta.

Patozi thotë se gjithë procesi për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta ishte i neveritshëm, pasi shkallët e konfliktit që kanë dy institucionet më të rëndësishme të shtetit, retorika që ato përdorin, përveç se kanë thelluar krizën politike, ato ndodhen edhe në një marrëzi politike.

Ndjej neveri për këtë. Ne jemi në një krizë politike e cila nuk është zgjidhur nga 30 qershori. Shpresoj që gushti dhe shtatori të sjellë një lloj qetësie të gjithë personazheve por edhe të gjithë politikës në përgjithësi”, tha Patozi në studion e ABC News.

Nndërkaq teksa foli për 14 ankesat e refuzuara, Patozi thotë se ankimimin në KQZ nuk e kishte bërë për shkak të rezultatit, por si detyrim ndaj votuesve për të bërë një lloj transparence.

Loading...

Leni një përgjigje