OSBE publikon raportin ligjor, kundër Ramës për paketën antishpifje: AMA s’mund të...

OSBE publikon raportin ligjor, kundër Ramës për paketën antishpifje: AMA s’mund të jetë gjykatë

52
0
Shares

Eshtë publikuar raporti i OSBE për lirinë e medias, ku vërehen disa komente dhe kritika ndaj ligjeve. Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, sot publikoi një shqyrtim ligjor të Projektligjit për Shërbimet e Medias në Shqipëri, pas disa konsultimeve mbi procesin e hartimit me përfaqësuesit e Qeverisë në muajt e fundit.

Duke u ndalur te paketa antishpifje e miratuar pak ditë më parë nga qeveria, OSBE vëren kompetencat e shtuara për AMA-n, duke theksuar se ky institucion nuk mund të vihet në rolin e Gjykatës, për të vënë gjoba dhe bllokuar artikuj në internet.

AMA nuk mund të marrë kompetencat e gjyqësorit. AMA nuk mund të vendosë gjoba apo bllokime. Kjo masë duhet të zbatohet në raste shkeljesh të rënda. AMA nuk duhet të bllokojë përmbajtjet e publikuara. Pezullimi dhe bllokimi i botimeve në internet është masë ekstreme. Sikurse bllokimi i përkohshëm duhet të ushtrohet në raste të caktuara. AMA nuk duhet të vendosë gjoba për shkeljet e ligjit. Megjithatë, ka përmirësime të dukshme kundrejt versioneve të mëparshme. E nevojshme të respektohen standartet ndërkombëtare”, thuhet në analizën e Dr. Joan Barata Mir, një ekspert i pavarur për lirinë e medias.

Përfaqësuesi kujtoi se bllokimi ose pezullimi i botimeve në internet konsiderohet një masë ekstreme e shtetit kundrejt të drejtës së lirisë së shprehjes dhe për këtë arsye pranohet nga standardet ndërkombëtare vetëm në rastet e shkeljeve shumë serioze të të drejtave të tjera të njeriut ose parimeve demokratike, ose kur masa të tjera nuk mund të zbatohen.

Përfaqësuesi theksoi: “Është e nevojshme që legjislacioni i ardhshëm të respektojë standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së për lirinë e shprehjes dhe që të mos ndikojë negativisht në lirinë e medias në vend“.

“Megjithatë, ende nevojiten përmirësime të mëtejshme të ligjit”, tha Përfaqësuesi, duke shprehur shpresën se kjo do të bëhet gjatë procesit parlamentar.

RAPORTI I PLOTE

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY