LAJM I FUNDIT/Ish-deputeti fiton lirinë, gjykata: Arrestimi i paligjshëm

LAJM I FUNDIT/Ish-deputeti fiton lirinë, gjykata: Arrestimi i paligjshëm

85
0
Shares

Gjykata e Apelit të Shkodrës ka ndryshuar masën e sigurisë për ish deputetin Bardh Spahia nga arrest shtëpie  në “Detyrim paraqitje”. Më herët Gjykata e Shkallës e Parë Shkodër e kishte lënë Spahinë në ‘arrest shtëpie’ për djegin e KQZ në Vaun e Dejës.

Trupa gjykuese e Apelit e cilësoi të paligjshëm arrestimin e ish – deputetit, duke kërkuar që ai të paraqitet në polici vetëm të hënën e parë dhe të tretë të muajit.

Seanca nisi paradite por u shty me disa orë për shkak se policia nuk bëri shoqërimin e tij në gjykatë.

Spahia akuzohet për “Kundërshtim që i bëhet punonjësit të policisë së rendit publik, me qëllim për ta penguar atë për të kryer detyrën sipas ligjit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY