FOTO/”Turp!Studentët votojnë, ministrja zgjedh…”,ish-deputetja tregon çfarë ndodh në universitete

FOTO/”Turp!Studentët votojnë, ministrja zgjedh…”,ish-deputetja tregon çfarë ndodh në universitete

62
0
Shares

Që pas protestave të dhjetorit, ku studentët “shkundën” mirë qeverinë, këta të fundit vazhdojnë të kritikohen për punën e tyre, pasi studentët ende nuk shohin të realizohen plotësisht pikat e tyre, ku ndër tyre eshte serish ekzistenca e ligjit për arsimin.

Së fundmi, ish deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka risjellë në vëmendje problemet, duke denoncuar sot zgjedhjet për bordet e Universitetve.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Vokshi i quan këto zgjedhje një farsë, ndërsa shton se zgjedhjet nuk vlejnë, pasi ne fund të gjitha emërimet i bën ministrja.

Statusi i plotë:

Në Universitetin e Korcës tjetër votojnë studentët për në Bordin Administrimit të Universitetit si përfaqësues të tyre… tjetër emëron Ministrja Shahini…

Në foton e parë është vendimi i Komisionit Institucional të Zgjedhjeve të Universitetit Fan Noli, Korcë, ku fituese me diferencë vitash është znj. Konstanca Doku.

Por për Ministren nuk ka rëndësi vota e studentëve. Në foton e dytë është vendimi i Ministres Shahini për emërimin e z. Artur Balli përfaqësues të studentëve ne Bordin e Administrimit.

Ministrja Shahini të bëjë publik arësyetimin mbi c’bazë e cilat janë kriteret ku është bazuar për skualifikimin e znj. Doku dhe enerimin e z. Balli në Bordin Administrativ të Universitetit??

Studentët Votojnë..Ministrja zgjedh

Të dashur studentë, refuzoni zgjedhjet farsë për Bordet e Universiteteve!!

Turp!!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY