Bulqizë/ Arrestohen në flagrancë 3 shtetas,kultivonin bimë narkotike

Bulqizë/ Arrestohen në flagrancë 3 shtetas,kultivonin bimë narkotike

57
0
Shares

Ditën e sotme në qytetin e Bulqizës, është finalizuar me sukses operacioni policor, ku janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas.

Gjithashtu policia nga mbikëqyrja e vendit të ngjarjes  ka gjetur dhe sekuestruar  prova materiale .

Njoftimi I policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor “Ballenjë-2019” në kuadër të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
Sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak, kubik ku ishin kultivuar fara cannabis sativa dhe bazë materiale që do shërbente për të kultivuar në tokë fidanët narkotikë.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas
Në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit , si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se në malin e Ballenjës, njësia administrative Martanesh, disa persona po përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike, nga ana e Komisariatit të Policisë Bulqizë, u organizuan shërbime sekrete, dhe si rezultat u finalizua me sukses operacioni policor “Ballenjë-2019” , duke arrestuar në flagrancë shtetasit :

A.Ll, 26 vjeç, banues në Mirditë.
K.H, 25 vjeç, banues në Tiranë.
O.K, 23 vjeç, banues në Tiranë.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

•Një armë zjarri automatik model 56, me 30 fishek
•1324 kubik(gota plastike), të mbjella të dyshuara me fara cannabis sativa
•Vegla pune, tuba plastike që do shërbenin për kultivimin në tokë të fidanëve që u gjetën në gotat plastike.
Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” kryer në bashkëpunim.

BulqizëFinalizohet me sukses operacioni policor "Ballenjë-2019" në kuadër të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.Sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak, kubik ku ishin kultivuar fara cannabis sativa dhe bazë materiale që do shërbente për të kultivuar në tokë fidanët narkotikë.Arrestohen në flagrancë 3 shtetas Në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit , si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se në malin e Ballenjës, njësia administrative Martanesh, disa persona po përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike, nga ana e Komisariatit të Policisë Bulqizë, u organizuan shërbime sekrete, dhe si rezultat u finalizua me sukses operacioni policor "Ballenjë-2019" , duke arrestuar në flagrancë shtetasit :A.Ll, 26 vjeç, banues në Mirditë.K.H, 25 vjeç, banues në Tiranë.O.K, 23 vjeç, banues në Tiranë.Nga këqyrja e vendit të ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :•Një armë zjarri automatik model 56, me 30 fishek•1324 kubik(gota plastike), të mbjella të dyshuara me fara cannabis sativa•Vegla pune, tuba plastike që do shërbenin për kultivimin në tokë të fidanëve që u gjetën në gotat plastike.Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike", "Prodhim dhe shitja e narkotikëve", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit" kryer në bashkëpunim.

Publiée par Policia e Shtetit sur Jeudi 11 juillet 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY