Partizani e nis me këmbë të mbarë, rezultat premtues për kualifikimin në...

Partizani e nis me këmbë të mbarë, rezultat premtues për kualifikimin në UEFA

63
0
Shares

Eshtë zhvilluar ndeshja e parë për skuadrën shqiptare, e vlefshme për ligën e Kampionëve. Ndeshja mes Partizanit dhe Karabakut është mbyllur e bardhë pa gola në “Selman Stermasi”.

Të besuarit e Franko Lerdës u mbrojtën mirë dhe i lejuan shumë pak hapësira kundërshtarëve.  Ndeshja nisi shumë më mirë për azerët, që qarkulluan topin dhe u shfaqën disa herë në 30 metrat e fundit.

Rastin më të mirë e pati kroati Ozobiç, i cili në minutën e 20’, goditi traversën. Pjesa e parë, u mbyll me dominim e skuadrës azerbajxhanase. Në pjesën e dytë, Partizani u zgjua.  Çinari ndalet nga portieri, Belica nga traversa. Edhe Asani dhe Melo patën rastet e tyre. Pavarësisht të gjitha tentativave, goli mungoi dhe dy skuadrat u ndanë në barazim 0-0.

Ky rezultat favorizon së tepërmi Partizanin, që shkon në takimin e kthimit me besimin e plotë. Goli në fushën kundërshtare do i jepte shumë favore, diçka që do e kërkojë ta bëj në ndeshjen e javës së ardhshme në Azerbajxhan.

UEFA CHAMPIONS LEAGUE / TURI I PARË KUALIFIKUES
E mërkurë, më 11 korrik 2019, 17:30
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë

PARTIZANI – KARABAK 0-0

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY