FOTO/Mot i pazakontë në Itali, 18 persona përfundojnë në spital

FOTO/Mot i pazakontë në Itali, 18 persona përfundojnë në spital

92
0
Shares

Situata me motin në Itali është përkeqësuar, ku vetëm në pak minuta, shiu ka shkaktuar dëme.

Pas temperaturave ekstreme në mbi 40 gradë Celsius, vendi fqinj është përfshirë nga stuhi të tmerrshme dhe erëra të forta, që kanë lënë dhe pasoja.

Shiu i rëndë që ka rënë në Pescara ka lënë të plagosur 18 persona, të cilët kanë përfunduar në urgjencë.

Siç shihet edhe në videon e publikuar nga mediat italiane, breshëri ka qenë në madhësinë e një topi tenisi, i cili jo vetëm që ka plagosur shumë njerëz, por edhe ka shkatërruar makina, dritare shtëpish dhe shumë rrugë.

Nga stuhitë është përfshirë edhe Emilia, Romagna, Marche dhe Abruzzo, ndërsa stuhitë më të forta u regjistruan në Pescara.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY