EMRI/Shuhet gazetari i njohur shqiptar

EMRI/Shuhet gazetari i njohur shqiptar

160
0
Shares

Shkrimtari, poeti dhe gazetari fierak, Maku Pone, është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare, pasi humbi betejën me sëmundjen. Pone ishte një emër shumë i njohur për qytetin e Fierit e më gjerë, pasi ka një kontribut jo vetëm në jetën kulturore të qytetit, por dhe në historinë tonë letrare.

Jeta dhe veprimtarite

I lindur në Fier në 1 Mars 1939 në Fier, ai kreu studimet e mesme në Shkodër ndërsa studimet e larta ne Moskë për inxhinieri nafte.

Ka studiuar gjithashtu për filozofi. Pasi u diplomua punoi si inxhinier për një periudhë relativisht te shkurtër në industrinë e naftës. Në vitin 1974 filloi punë si kryeredaktor ne gazetën e qytetit te Fierit. Pas debutimit me disa drama që u vunë në skenat profesioniste, ne vitin 1983 filloi punë si libretist (dramaturg) pranë teatrit “Bylis”. Më pas punoi ne televizionin rajonal TV Apolon.

Pavarësisht nga punët që ka kryer ne vite, krijimtaria letrare ka qenë drejtimi kryesor i jetës së tij. Në letërsi ka botuar qysh ne vitet pesëdhjetë. Ne vitin 1969 ka dalë me librin e tij te parë poetik Kur buzëqeshin shokët.

Përveç poezive ka shkruar mjaft për teatrin dhe një kohë i është kushtuar edhe letërsisë për fëmijë. Ka fituar pesë çmime te ndryshme në konkurset-kombëtare në gjininë e poezisë (2 herë), ne prozë (2 herë) dhe në dramaturgji (1 herë).

Kur buzëqeshin shokët (1969), • Yje mbi bar (1973), • Në brazdat e kësaj toke (1975), • Lulëzim (1982), • Gjaku i verdhë i lulediellit (1998), • Në portat e erërave (1999), • Çeku i reve (2001), • Dëbora e Orientit (2005), • Trilogjinë poetike (2009), • Qiparisat e muzgut, • Muzikë dimri, • Një kafe me gurin. Dramaturgji • Shpërthimi (1976), • Fundi i sinorëve (1977), • Asgjë nuk është harruar (1979), • Atje ne Ebro (1979), • Natë e pagjumë (1980), • Udhë të mbarë (1982), • Shokë dhe vite (1984), • Dosja 63 (1985), • Shqetësimet e një mjeku (1988), • Një vajzë e fyer (1990). Prozë • Shtëpia midis mollëve (1984) (novelë), • Trëndafilat e mesnatës (1987) (roman), • Motër e vëlla (2003) (roman), • Balona me bedena (2004) (tregime). Letërsi për fëmijë • Naftëtarët e vegjël (1969), • Ne jemi gjeologë (1969), • Postieri ynë (1970), • Na thërret trumbeta (1971), • Pushimet dimërore (1971), • Motër e vëlla (2003).

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY