EMRAT/Iu sekuestruan 1 mln euro prona Pogradec e Tiranë, ja kush është...

EMRAT/Iu sekuestruan 1 mln euro prona Pogradec e Tiranë, ja kush është çifti italo-shqiptar

183
0
Shares

Ky është çifti italo-shqiptar të cilit policia i sekuestroi prona me vlerë rreth 1 milionë euro. Këto prona janë të një 40-vjeçare nga Pogradeci, Almanda Durollari dhe bashkëjetuesit të saj italian, Francesco Cocilovo, 42 vjeç. Almanda Durollari bashkëjeton me italianin Francesco Cocilovo dhe banojnë në Itali.

Pasuritë mbi të cilat është vendosur sekuestro preventive pas 7 muajsh hetime, dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti i paligjshëm i 40-vjeçares dhe bashkëjetuesit të saj italian, të cilët akuzohen për veprën penale  “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”. Pronat, kryesisht apartamente banimi, u sekuestruan me vendim të Gjykatës së Pogradecit, më 5 korrik 2019.

Për të fshehur dhe justifikuar këto prona të blera në Shqipëri, i kanë regjistruar në emër të pensionistes Vergjinush Durollari, 76 vjeç nëna e 40-vjeçares,  e cila banon në Pogradec.

Almanda dhe Francesco janë hetuar nga autoritet gjyqësore italiane në Como, për akuzën e mashtrimit me TVSH, falsifikimit dhe shitjes së produkteve me shenja false, duke përfituar në formën e rimbursimit nga ministria e Financave Italiane, një shumë prej mbi 2.388.611 Euro.

U sekuestruan pasuri me vlerë 1 milionë euro: 2 apartamente banimi në Pogradec, me sipërfaqe 175 m2; 4 apartamente banimi në Tiranë, me sipërfaqe 420 m2; 1 njësi shërbimi në Tiranë, me sipërfaqe 106.5 m2.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY