E gjithë familja shqiptare arrestohet në Selanik, ja arsyeja

E gjithë familja shqiptare arrestohet në Selanik, ja arsyeja

453
0
Shares

Ndodh dhe kështu në një  familje shqiptare në Selanik. Babai, mamaja dhe vajza, janë arrestuar nga policia greke si pjesë e një grupi të shpërndarjes dhe shitjes së kokainës.

Mësohet se familja lëndën narkotike e fshihnin me kujdes brenda kukullave.Çifti i bashkëshortëve, të dy 45 vjeç, u arrestuan mbrëmjen e së shtunës teksa po udhëtonin me makinë.Policia greke tha se makina me të cilën u kapën burrë e grua, është në pronësi të vajzës së tyre 20-vjeçare.

Ata u ndaluan për kontroll dhe në mjet u gjetën 205 gram kokainë që ishin fshehur brenda kukullave.

Kërkimet vazhduan edhe në banesën e familjes shqiptare. Edhe aty u gjetën doza kokaine dhe u arrestua vajza e çiftit. Hetuesit sekuestruan gjithashtu 8640 Euro dhe një automjet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY