“Më shumëfishuan forcat”, Meta pas protestës në SHBA: Shqipëria kurrë më “one-party...

“Më shumëfishuan forcat”, Meta pas protestës në SHBA: Shqipëria kurrë më “one-party state”

44
0
Shares

Ndërsa Parlamenti do të vijojë procedurat për shkarkimin e tij nga posti, Presidenti Ilir Meta vazhdon të thumbojë me mesazhe Rilindjen dhe të kthehet në nje ndër zërat kundërshtarë të sjelljeve të mazhorancës.

Duke mbështetur protestën e shqiptarëe para Shtëpisë së Bardhë për praninë e Sorosit në Shqipëri, Meta shkruan se kjo aleancë e madhe e tyre ka në thelb demokracinë, ndërsa thekson se shqipëria nuk do te kthehet ne nje shtet një partiak.

Mirënjohje të gjithë shqiptarëve të mbledhur dje në Uashington DC para Shtëpisë së Bardhë, të cilët lanë punët e tyre dhe i bashkoi shqetësimi për të ardhmen e Shqipërisë🇦🇱, duke konfirmuar aleancën e pathyeshme të kombit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës🇺🇸.

Përkrahja e tyre më shumëfishoi forcat, ndaj si President i Republikës kam besim tek komuniteti i ndershëm shqiptaro-amerikan, për të mbrojtur dhe forcuar së bashku këtë aleancë strategjike!

Shqiptarët qëndrojnë të fortë dhe të vendosur, jo për të marrë një vizë amerikane, por për të mbrojtur idealet amerikane të lirisë dhe dinjitetit njerëzor, që janë jo vetëm idealet e SHBA, por edhe të qytetërimit botëror ku ne bëjmë pjesë.

Shqipëria nuk do të kthehet kurrë më në “one-party state”!

Ne jemi anëtarë të NATO-s dhe në zemër të kësaj Aleance është DEMOKRACIA!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!
God bless America!
God bless Albanian-American friendship!
”,-shkruan Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY