Maliqi përgënjeshtron policinë: Të jeni të sigurt! Ajo goditje ishte paralajmërim për...

Maliqi përgënjeshtron policinë: Të jeni të sigurt! Ajo goditje ishte paralajmërim për z.Lubonja

95
0
Shares

Deputeti Lefter Maliqi e ka përgënjeshtruar deklaratën e policisë lidhur me sulmin me gurë që iu bë makinës së analistit Fatos Lubonja.

Maliqi ka përgënjeshtruar policinë, e cila tha se autori ishte me probleme mendore, duke theksuar se goditja ishte paralajmërim për Lubonjën dhe gjithë analistët e gazetarët kritikë ndaj qeverisë së krimit dhe korrupsionit.

Deputeti ka shkruar në “Facebook” se ky është një sulm ndaj medias së lirë dhe duhet dënuar me ashpërinë më të madhe të ligjit.

Reagimi:

Policia njoftoj se ai qe goditi makinen e analistit te njohur Fatos Lubonja ishte me probleme mendore!

Te jeni të sigurt qe ajo goditje ishte paralajmerim per z.Lubonja dhe gjithë analistet dhe gazetaret kritik ndaj Qeverisë se krimit e korrupsionit.Mos vallë ky i marre eshte Rilindas.

Zërat thone se votoj ne 30 Qershor dhe ka bojë në gisht.

Mgjse seshte habi pasi njerzit e rregullt e bojkotuan votimin farsë monist të 30 Qershorit.Ky eshte sulm ndaj medias se lire dhe duhet denuar me ashpersine me te madhe të ligjit.

Por jetojmë ne nje vend qe ligji godet te varfërit dhe kundershtaret politik,krimi merr mbrojtje nga Rilindja e lidhur me oligarket.

Koha per reagim,protesta,revolucion demokratik dhe rezistencë të fortë e kundërta na çon në diktaturë,varfëri,pasiguri totale.

Populli o sot o kurrë në mbështetje te medias,te fjalës se lire dhe ne mbrojtje me cdo mjet demokratik te demokracisë dhe fateve te vendit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY